Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla, deklaroi mbrëmjen e sotme i bindur se LSI nuk do të marrë ansjë mandat në këtë qark.

Ai tha në emisionin “Open” se Partia Socialiste mund të arrijë edhe objektivin maksimal që është 9 mandate, ndërsa kërkoi nga qytetarët e Elbasanit që të mos çojnë dëm asnjë votë.

“Flas përditë me kryeministrin, nuk e di kur do t’i pëlqejë ta regjistrojë dhe ta publikojë bisedën me mua. Unë di t’ju them se meqë dhe në pjesën e parë folët për objektiva, unë jam tepër i bindur se PS në Elbasan mund të kapë dhe atë që quhet objektivi maksimal 9 mandate. Ndërkohë që po ju them në këtë studio, LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan. Jam i bindur që qytetarët e Elbasanit duhet të dinë të mos çojnë një votë dëm”, tha Balla.