Mbi 500 liderë botërorë, ku mes tyre Presidenti Amerikan Joe Biden, Kryeministri Kandaez Justin Trudo etj kanë zbarkuar në Londër për t’iu bashkuar ceremonisë së varrimit që do të mbahet këtë të hënë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës.

Ceremonia e varrimit pritet të mbahet nën kushte të rrepta sigurie. 10 mijë persona do të shërbejnë në mbarvajtjen e rregullit dhe sigurisë ku mes tyre trupa ushtarakë, marinarë dhe aviatorë.

Qytetarët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e tyre Mbretëreshës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës. Funerali zyrtar do të nisë në orën 11 të paradites dhe do të pasojë më pas në orën 11.55 në mbajtjen e dy minutave heshtje.

Ceremonia pritet të transmetohet në radion dhe televizionin kombëtar.



























