Të paktën 16 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në një stacion metroje në Bruklin, Nju Jork, sipas La Repubblica.
Të paktën dhjetë pasagjerë mendohet të kenë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë.
Pesë të tjerë janë në gjendje kritike, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Policia raportoi se nuk janë gjetur bomba aktive shpërthyese, të cilat mund të hetohen për terrorizëm.
Sipas policisë, përdorimi i një bombe tymuese supozohet të ketë krijuar konfuzion. Sulmuesi mund të ketë hedhur një ose më shumë bomba, përpara se të gjuante me armë për ta bërë më të lehtë arratisjen e tij. Sulmi besohet se ka qenë i paramenduar dhe i organizuar në detaje.



























