Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Pejë, në afërsi të Shkollës Ekonomike.

Mediet kosovare raportojnë se burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se nga dy personat që kanë mbetur të vrarë, njëri dyshohet se është kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga PDK, Astrit Ademaj.

Nga burime brenda PDK-së kanë thënë se Ademaj ka qenë i përfshirë në rast. Një incident ka ndodhur para disa minutash në afërsi të Shkollës Ekonomike në Pejë.

Nga Spitali i Pejës kanë konfirmuar se viktimat kanë shkuar pa shenja jete në spital.

Top Channel