
Deri në 5.3 milionë njerëz janë në rrezik të mbeten të pastrehë në Siri pasi një tërmet vdekjeprurës shkatërroi pjesë të tëra të vendit së bashku me Turqinë fqinje , paralajmëroi sot një zyrtar i lartë i OKB-së.
“Deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të gjenden pa vend për të jetuar për shkak të tërmetit,” tha Sivanka Dhanapala, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në një konferencë për shtyp në Damask.
Numri i të vdekurve në Turqi pas tërmetit të së hënës ka shkuar në 19,388, sipas presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Ndërsa në Sirinë fqinje ka shkuar në 3,377.


























