Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur memorandumin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Exxonmobile dhe Excelerate Energy, duke i cilësuar si hapa te parë drejt rinisjes dhe zgjerimit të operacioneve të termocentralin e Vlorës.
Shtetet e Bashkuara, thuhet në letër, e mbështesin me forcë Shqipërinë ne avancimin e sigurisë energjetike. Struktura në Vlorë do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit të qasjes së Europës ndaj burimeve të shumëllojshme dhe te qëndrueshme të energjisë. Një Europe e sigurtë në burimet e saj të energjisë është një partner i fuqishëm në arritjen e objektivave tona të përbashkëta në rajon e në mbarë botën.
Përpjekjet tuaja për firmosjen e marrëveshjes kanë qenë domethënëse e personalisht, e vlerësoj vizionin tuaj dhe dëshirën për të punuar me firma të rëndësishme amerikane për këtë projekt, nënvizon ne letër zyrtar i lartë i departamentit te shtetit.
Top Channel

























