Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, një tregues i rëndësishëm i performancës ekonomike dhe një njësi e dobishme për të bërë krahasime të standardeve mesatare të jetesës dhe mirëqenies ekonomike, shënoi rritje me 3,80 % në vitin 2019, duke arritur në 593 mijë lekë.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, Tirana ofron standardin më të lartë të jetesës, pasi të ardhurat për frymë rezultojnë të jenë 201,1 % më të larta sesa mesatarja në vend.

“Të ardhurat për frymë në qendër të vendit, ku përfshihen Tirana dhe Elbasani llogariten për vitin 2019 të kenë arritur 712 mijë lekë, me një rritje nominale me 2,84 %, krahasuar me vitin 2018. Por të ardhurat për frymë të këtij rajoni rezultuan 20,10 % mbi mesataren e vendit”, thuhet në raportin e INSTAT.

PBB për frymë në Tiranë llogaritet 802 mijë lekë.

Në veri të vendit, të ardhurat për frymë shënuan rritje me rreth 4,3 %, por ishin në nivele më të ulëta sesa mesatarja.

Edhe Jugu shënoi rritje të të ardhurave për frymë me rreth 4,60 %, duke arritur në 536 mijë lek

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, në mijë lekë ka një rritje prej 27,2 % nga 2013 në 2019-ën.

Nëse në vitin 2013 PBB për frymë ka qenë 497.3 mijë lekë, në vitin 2019 arriti në 593 mijë lekë.