Tirana ngriti sot zyrtarisht lart trofeun e kampionit të Shqipërisë.
Kryeqytetasit të cilët e kishin siguruar titullin kampion matematikisht prej 3 javësh, u mposhtën në ndeshjen e sotme kundër Kukësit 2-3.
Por kjo nuk e ndali festën e tifozëve bardheblu në stadiumin “Selman Stermasi”, të cilët festuat titullin e 26 kampion për Tiranën.
Abissnet Superiore uli siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, është ai për Kukësin, i cili e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.
Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit.
Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Evropën, megjithatë ka ende një shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.
Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takimet e tjera.
Sa i përket zonës së ulët të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, me Egnatian që do të përballet me Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën



























