Vetëm pak orë pas aksidentit tragjik në Turqi ku humbën jetën 16 persona që u morën para nga një autobus i cili udhëtonte me shpejtësi, ngjarja është përsëritur sërish. Një tjetër aksident tragjik, i ngjashëm me atë të paradites, ka ndodhur në Mardin të Turqisë. Për pasojë raportohen 16 viktima dhe 29 të plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje kritike. Në pamjet e para nga vendngjarja shihet se i gjithë vendi është në kaos dhe më pas kamioni vjen me shpejtësi shumë të madhe, duke marrë përpara njerëzit.
Mësohet se kamioni pësoi defekt me frenat gjë që solli edhe aksidentin. Mjeti doli nga rruga duke u përplasur me 2 automjetet e tjera dhe shkaktoi ngjarjen tragjike.
Paraditen e sotme, nga një aksident tragjik në Gaziantep humbën jetën 16 persona. Një autobus pasagjerësh është përplasur me ambulancën, zjarrfikësen dhe makinën e një prej mediave turke. Ambulanca, Zjarrfikësja dhe gazetarët ishin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur pak minuta më parë. Mes viktimave janë edhe 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë. 22 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.



























