Ekzistojnë një sërë trajtimesh për sëmundjet dhe tumoret e lëkurës, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin apo dhe parandalimin e tyre.
Dermatovenerologia Amarda Gica, në emisionin Shëndet+, është shprehur se ekzistojnë një sërë zgjidhjesh për sëmundjet dhe kancerat e lëkurës. Ajo ka thënë se zgjidhja gjendet nga më e thjeshta duke filluar që nga kremërat kundër diellit për parandalimin e skuqjeve, duke vazhduar deri tek nderhyrjet kirurgjikale, nëse sëmundja ka avancuar (në rastin e kancerave të lëkurës që kërkojnë nderhyrje kirurgjikale). Madje doktoreshë Amarda u shpreh se duhet të shmangen ekspozimet në diell, kur rrezet janë të forta (piku është nga ora 10.00 – 15.00 në verë dhe 11.00 – 14.00 në dimër).
“Për trajtime; kremërat janë zgjidhja e parë, por edhe mjekimet nga goja me medikamente, në rrugë venoze; pra përdoret tërë gama, por padyshim dhe ndërhyrjet kirurgjikale për tumoret, operacionet dhe trajtimet me azot të lëngshëm për të eleminuar lezionet (apo lythet siç i thotë populli). Edhe fototerapia për marrjen e rrezeve në mungesë të diellit. Format e trajtimet e lëkurës janë të gjëra, por duhet personalizuar terapia, sepse ne mjekojmë pacientin, jo sëmundjen” , tha doktoreshë Amarda.

























