Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2021 kapën vlerën 5,355 milionë lekë, ose 13.34% më shumë se në periudhën janar-prill 2020. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar-prill 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 269,245 me një ulje prej 5.31% krahasuar me periudhën janar-prill 2020.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.67 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.31%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 45.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54.84% të totalit të tregut.