Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në një kanal me ujë u gjet një trup i pajetë.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë, të cilët pas nisjes së hetimeve mësuan se bëhet fjalë për shtetasin N. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

 

Top Channel