Rajoni i Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës janë vendet më të vizituara nga turistët e huaj në Kosovë.
Dy të parat, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj kanë pasur rritje të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2021, ndërsa rajoni i Pejës ka pësuar rënie.
Ismail Sahiti, drejtor i statistikave ekonomike në Agjencinë e Statistikave të Kosovës
Pavarësisht rënies së numrit në rajonin e Pejës, drejtori i statistikave ekonomike, Ismail Sahiti, thotë se në total ka një ngritje të madhe të numrit të vizitorëve dhe qëndrimit të tyre në Kosovë, në nivel vendi.
Këtë rritje e tregojnë edhe shifrat që kanë disa nga njësitë hoteliere, të cilat i raportojnë Agjencisë së Statistikave në baza mujore.
Nexhat Palushi, menaxher i një hoteli në Prishtinë dhe Ismail Sahiti, drejtor i statistikave ekonomike në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, besojnë se muajt qershor – gusht pritet të jenë edhe më pozitivë.
Fakti që do të ketë më shumë vizitorë, sipas tyre lidhet me heqjen e masave pandemike, por edhe me organizimet kulturore të mbajtura në vend, si Sunny Hill, Bienalja Manifesta, DokuFest etj.


























