Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot masën “Arrest me burg” për kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe bashkëpunëtorët e tij, Flamuri Peqinin, Ibrahim Lamin, Bujar Murati, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe Gazmend Çela.
Po ashtu SPAK caktoi masën “Arrest në Shtëpi” për Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andri Musho dhe Ani Simoni.
Të gjithë personat e mësipërm janë të përfshirë në afera korruptive për tenderin 24 milionë lekë që do të rehabilitonte kanalin vaditës në dy fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Për të gjithë sa më lart GJKKO nuk ndryshoi masat për asnjërin, duke i lënë në fuqi të gjitha. Për Ibrahim Lamin masa do t’i komunikohet në spital.
Masat i komunikoi gjyqtarja Daniela Shirka.
Pas një hetimi 1-vjeçar nga SPAK, Tushe u arrestua bashkë me 10 zyrtarë të tjerëtë bashkisë Lushnjë.
Kryebashkiaku u shkarkua nga detyra dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ishte përfshirë

























