Mëngjesin e sotëm u gjet i pajetë në vilën e tij në periferi të Tiranës Eugert Lazaj, pronar i një kompleksi luksoz në Maminas.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka kryer vetëvrasje në kushte depresioni, pasi pranë trupit të pajetë u gjet edhe arma e krimit.
Eugert Lazaj është pronar i kompleksit “Adorions Palace” në zonën e Maminasit, raporton OraNeës. Ai jetonte në vilën e tij në kompleksin “Roling Hills” në periferi të Tiranës.
“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” bën me dije policia.
Në foto kompleksi Adorions Palace: