Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi 3 dekrete të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes me sanksione të reja “kundër atyre që janë të përfshirë ose ndihmojnë Rusinë të bëjë luftë dhe të shkatërrojë jetë dhe njerëz”, tha ai në fjalimin e zakonshëm të mbrëmjes.

Sanksionet janë “kundër atyre rusëve të përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas; kundër atyre përfaqësuesve të sektorit të sportit rus që po përpiqen ta vënë sportin në shërbim të agresionit; kundër atyre që ndihmojnë në ruajtjen e strukturave mercenare në Rusi për luftën kundër Ukrainës. dhe të gjithë njerëzit e lirë”. “Presioni nga Ukraina do të vazhdojë. Presioni i botës mbi shtetin terrorist do të vazhdojë”, shton Zelensky.