Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 2 humbje jete nga Covid. Në një raport ditor, ministria bën të ditur se janë shëruar 934 persona nga Covid dhe se nga 2419 testime rezultuan të infektuar 300 persona.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë, në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Troopjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.

Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore         300
Të shëruar në 24 orë       934
Të shtruar në spitale       91
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 2,419

Testime totale                1,722,215
Raste pozitive                 269,601
Raste të shëruara           259,999
Raste Aktive                    6,170
Humbje jete                     3,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2,158
Fier                  859
Vlorë               569
Elbasan           528
Berat                444
Shkodër           328
Lezhë               330
Gjirokastër     229
Durrës              220
Korçë               182
Kukës               172
Dibër                45