Ushtria ruse pushtoi një fshat tjetër në rajonin e Kharkivit në veri-lindje të Ukrainës, njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, Igor Konashenkov.
“Fshati Hryanykivka, në rajonin e Kharkivit u çlirua plotësisht nga aktet sulmuese të Grupit të Ushtrisë Perëndimore”, tha Konashenkov.
Vjeshtën e kaluar, trupat ruse pësuan një disfatë të madhe në rajon dhe u desh të tërhiqeshin pothuajse tërësisht nga zona.



























