Kombëtarja Shqiptare e femrave nuk ia del në transfertën polake.

Vajzat kuqezi janë mposhtur me rezultatin 2-0 në Varshavë, në një sfidë ku provuan të përballen si të barabarta, por nuk ia dolën të marrin qoftë edhe një pikë.

Një penallti e ekzekutuar saktë nga Dudek në minutën e 40-ë dhe një gol i Mesjasz në të 89-ën, vulosën suksesin për polaket, të cilat me fitoren e sotme ngjiten në kuotën e 8 pikëve, në vendin e dytë të grupit.