Një zyrtar i lartë amerikan ka sugjeruar se personat e vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19 Johnson & Johnson ka të ngjarë të jenë të mbrojtur edhe nga varianti Delta, sipas “Usa Today”.
Kirurgu i përgjithshëm amerikan, Dr. Vivek Murthy tha për CNBC se “të dhënat tregojnë se vaksina AstraZeneca e Oksfordit, një “e afërme” e Johnson&Johson, është shumë efikase kundër variantit të identifikuar së pari në Indi”.
“Ndërsa ne jemi ende në pritje të studimeve të drejtpërdrejta të Johnson & Johnson dhe variantit Delta, kemi arsye për të qenë shpresëdhënës, sepse vaksina J&J ka provuar të jetë mjaft efikase kundër parandalimit të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, me të gjitha variantet që kemi parë deri më tani”, tha Murthy.
Komentet e Murthy-t vijnë ndërsa kompani të tjera, si Moderna, kanë njoftuar se vaksinat e tyre antiCOVID-19 janë efektive kundër të gjitha varianteve të COVID-19, përfshirë variantin Delta, që mendohet të jetë më ngjitës



























