Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se përveç shtimet të orareve të reja për vaksinim kundërCOVID-19, me rastin e aplikimit dhe caktimit të orareve për vaksinim, platforma eKosova mundëson që tani një qytetar të caktojë orarin e për 10 persona të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë dhe caktojnë orarin për marrje të vaksinës dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër COVID-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit korona është i lartë.

























