ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vazhdon punën për rikualifikimin e segmentit rrugor bypass Fier-rrethrrotullimi i Kolonjës.

“Çdo ditë në punë”, njoftoi ARRSH, teksa publikon pamje nga investimi që po kryhet në segmentin rrugor bypass Fier- rrethrrotullimi i Kolonjës.

Makineri të rënda po bëjnë sheshimin e asfaltit në njërën pjesë të kësaj rruge dhe mjete të tjera, po punojnë për bazën e rrugës dhe riveshjen e saj me asfal.

“Në segmentin rrugor bypass Fier-rrethrrotullimi i Kolonjës vazhdojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe riveshjes”, – njofton ARRSH.