Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se për shkak të një ataku kardiak, ka ndërruar jetë i paraburgosuri në IEVP Peqin.

Në njoftimin e saj, Ministria e Drejtësisë sqaron rrethanat e ngjarjes për ndarjen nga jeta të të paraburgosurit, Artur Gjoci, 46 vjeç.

“Sot, rreth orës 9:30 minuta, në ambientet e paraburgimit të IEVP Peqin, është gjetur nga ndihmësmjeku që shpërndan terapitë, i paraburgosuri Artur Gjoci, 46 vjeç, i shtrirë në gjendje agonie, me puls të dobët. Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë nga ndihmësmjeku, duke i aplikuar Predizelon dhe Adrenalinë, e më pas është nisur urgjent drejt spitalit të Peqinit duke e shoqëruar përgjatë gjithë kohës me masazh kardiak. Duke parë gjendjen e rënduar, i është injektuar sërish një ampulë Adrenalinë nga mjekët e spitalit, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen. Dyshimet e para janë për një arrest kardiak”, thuhet në njoftim.