Kosova U21 2-1 Shqipëria U21 (Karrica 56′ / Krasniqi 65′, Sejdiu 90′)

Kualifikueset e Euro 2023 / Stadiumi: Fadil Vokrri

Shqipëria U21 u mund 2-1 nga Kosova U21, në takimin që vlejti për kualifikueset e Euro 2023.Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa pavarësisht përpjekjeve, nuk u gjet dot rrjeta.

Kuqezinjtë e gjejnë golin e avantazhin, pasi e filluan mirë fraksionin e dytë. Ishte Karrica që goditi saktë në minutën e 56-të, duke çuar në festë ekipin tonë. Gjithsesi, gëzimi zgjati pak ose aspak, pasi Krasniqi vendosi ekuilibrat 10 minuta më pas.  Atëherë kur nuk pritej, në fund, Dardanët befasojnë me Sejdiun, i cili mposht Tafas.

Përfaqësuesja shqiptare është në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa Kosova është e pesta me 6 pikë.

FORMACIONET:

Kosova: Nreca, Hoti, Kurtulus (C), Sadriu, Hoxha, Krasniqi, Sabani, Lushaku, Veliu, Marleku, Zeqiri

Albania: Tafas, Mitaj (C), Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci, Çelhaka, Asllani, Doda, Dobra, Karrica, Ndrecka

Minutë pas minute:

90- MBYLLET TAKIMI.

 

90- Goll. Sejdiu nderon Kosovën. Vjen goli i avantazhit. Totalisht në gjumë ekipi jonë.

88- Kundërsulm dardan. Lojtarët vendas tentojnë të befasojnë, por aksioni shkon dëm.

 

65- GOL. Krasniqi barazon shifrat. Lojtari gjuan saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.

64- Faull në mesfushë. Kosova rrit presionin në portën tonë.

 

56- Karrica gjen golin. Shqipëria në avantazh pas një aksioni interesant. Asnjë mundësi për Nrecan.

 

52- Ndërhyerje e ashpër e Krasniqit ndaj Çelhakës.

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

42- Dobra sërish kërcënon rivalët, por goditja nuk është e fortë dhe pritja për Nrecan është një lojë fëmijësh.

 

19- E PABESUESHME! Tanët humbasin një gol të sigurt. Dobra nuk mund ta dërgojë topin në rrjetë, edhe pse dukej e thjeshtë.

18- Faull në sulm i Shqipërisë. Sfera i takon Kosovës.

14- Asllani tenton, por edhe kësaj here nuk gjen dot portën. Një rast që mund të shfrytëzohej më mirë. Vijon takimi 0-0.

11- Marleku futet në zonë, me gjuajtjen e tij që devijohet nga mbrojtësit kuqezi. Kemi të bëjmë me një goditje këndi.

 

 

8- Ismailgeci provon nga distanca, por pa rezultat. Topi shkon jashtë.

 

7- Faull për Kosovën. Mundësi e mirë për Dardanët.

1- Nis takimi.