Zjarri i rënë mesditën e së mërkurës në fshatin Shijon, ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar edhe nga era si edhe temperaturat e larta. Flakët e zjarrit të përhapura me shpejtësi kanë rrezikuar edhe disa banesa. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivat e zjarrëfikeses si edhe mjetet të cilët kanë lokaluar në kohë rekord flakët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i cili ka parë edhe situatën e shkaktuar nga zjarri.
Sipas informacioneve të fundit është bërë e mundur të vihet nën kontroll ku pas rreth 5 orësh zjarrfikësja e Elbasanit ka arritur të shuajë flakët.
Në fikjen e zjarrit u angazhuan ekipet zjarrfikëse, emergjecat e Bashkise Elbasan, ndërrmarrja e shërbimeve publike si dhe banorët e zonës.
Kryebashkiaku Llatja ka kërkuar ndihmën e Policisë për kapjen e personave të papërgjegjshëm, pasi sipas tij zjarri është i qëllimshëm dhe është ndezur buzë rrugës së vjetër Elbasan – Tiranë, duke kaluar nga Shijoni në fshatin Petresh.



























