Dusan Vlahovic është një nga personazhet që Juventus pret shumë në sezonin e ri. I afruar në merkaton e janarit, serbi tashmë ka kaluar plotësisht periudhën e adaptimit me bardhezinjtë dhe duket gati për të marrë më shumë përgjegjësi e për të udhëhequr me golat e tij skuadrën drejt objektivave të rëndësishëm.
Dua të shkoj përtej limiteve të mia. Pogba e kam ndjekur nga televizioni, ashtu si edhe Di Maria. Njëri është kampion bote, tjetri një prej anësoreve më të mirë në 20-vitet e fundit. Uën këta kampionë i ndiqja vetëm nga TV, megjithatë tashmë luaj me ta. E di se Di Maria mund të më dhurojë shumë asiste, por edhe unë dua të asistoj për atë, mjafton që të njihemi pak më shumë. Bremer? Është mbrojtësi më i fortë në Itali dhe është kënaqësi që do të luaj për Juventus”, u shpreh Vlahovic.



























