Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Dragostunjë të Librazhdit, ka qenë për motive xhelozie.
Ajo tha se çifti kishin kohë që grindeshin deri në momentin fatkeq ditën e sotme. Anila Hoxha deklaroi se pandemia dhe kufizimet kanë bërë që të rritet numri i krimeve në familje.
Gjithashtu varësia nga alkooli dhe droga janë shkaktarët kryesorë.
Anila Hoxha: Sa i takon ngjarjes aktuale, çifti kishte 4 fëmijë, dhe 2 ishin jashtë shtetit 2 në Shqipëri, ndërsa ata jetonin me djalin e tyre të vogël i cili i gjeti të dy prindërit e pajetë. Thuhet se Qemal Bici vrau gruan e tij Menderie Bici për shkaqe xhelozie, por ende nuk dihet saktësisht se cila ka qenë arsyeja reale. Pas pandemisë pati shumë kërkesa për urdhër mbrojtje, për shkak të mbylljes, të kufizimeve. Kërkesat për dhunë janë shtuar gjatë këtij viti pasi ka bashkëshortë që janë të varur nga alkolli apo nga droga, të papunë. Nuk janë vetëm gratë viktimat e dhunës, ka dhe burra që janë, apo dhe të moshuar. Janë 1500 në Shqipëri urdhra që janë dhënë dhe po trajtohen për urdhër-mbrojtje, ndërsa kërkesa ka mbi 2000. Kryesorja është varësia nga alkooli dhe droga.



























