Partia Socialiste ka startuar sot procesin e zgjedhjeve të reja të organeve drejtuese në Tiranë.
Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se, PS ka hyrë në një fazë të rëndësishme, faza e ripërtëritjes së saj sa i përket nivelit të drejtimit dhe të organizimit pikërisht në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë.
“Mos të harrojmë jemi në mandatin e tretë, jemi shumë të avantazhuar, kemi shumë suksese por patjetër PS ka nevojë për ripërtëritje dhe vëmendje të shtuar. Betejat që na presin nuk janë të lehta. Përpara do të kemi vendoret por mbi të gjitha partia duhet të jetë platforma e shëndosh për përmirësimin e qeverisjes dhe jetës së shqiptarëve. Pse? Sepse PS ka treguar veten se është në themel të demokracisë së vendit dhe do vazhdojmë të jemi të tillë. Dhe pikërisht ky proces i filluar, një risi i të drejtës së çdo anëtari për të vetëkonkurruar. Nuk është më si më parë ku Asambletë e mbyllura, apo grupime të caktuara diktonin një apo dy kandidat të caktuar duke u hequr të drejtën shumë talenteve, njerëz që duan të drejtojnë apo bërë pjesë e lidershipit të PS-së”, tha ai.
Gjiknuri shtoi se, ky nuk është vetëm një proces për të zgjedhur një partiak ky është proces për të zbuluar lidershipin e ardhshëm në të gjitha drejtimet. Prandaj unë dua inkurajoj çdokënd që ta shfrytëzojë këtë mundësi qoftë nëpërmes forumeve që janë të hapura, qoftë me vetëofrimin e tij, me një e-mail në PS dhe të përballet me anëtarësinë.
“Këtë proces e kemi organizuar në mënyrë të trill që të gjithë ata që do të kenë kurajën të marrin përsipër të drejton PS duhet të komunikojnë me asamblenë përkatëse për të shpalosur të gjithë idetë dhe mënyrën sesi mendojnë ta drejtojnë PS”, tha ai.
Po ashtu, Gjuknuri shtoi kemi dhe procesin e zgjedhjeve të Sekretarëve ekzekutiv
“Nuk është thjeshtë një nocion të një njeriu që do mbajë disa letra por një strukturë e rëndësishme që përbën skeletin e organizatës socialiste. Dhe mendoj se është moment shumë i mirë për të gjithë që kanë eksperiencë të marrin pjesë për ta shëndërruan Partinë Socialiste në partinë më të organizuar që i qëndron kohë dhe veterigjenerohet”,
Gjithashtu Gjiknuri tha se procesi është i hapur përtej atyre që thonë është i mbyllur
“Ne nuk duam të bëjmë zgjedhje si ato që bërtiste nga 300 bëje 500 se të gjithë e pamë. Në duam një proces të promovojmë vlerat, jo disa emra të hedhur në një proces votimi por njerëz që kanë kurajo dhe të marrin përsipër të komunikojnë me anëtarësinë. Tiranë duhet të fillojë procesin edhe për zgjedhjet e kryetarëve të partive në të njëjtën mënyrë dhe duhet ta bëjmë këtë brenda qershorit”, tha ai.



























