Magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” u përfshi dje nga një zjarr i madh. Sot, pas 16 orësh kur nisën flakët e para, ende nuk ka asnjë shenjë nga shefi i rojeve Arjan Sala, i cili rezulton se ka mbetur i bllokuar.
Familjarët e tij kanë shkuar në orët e mbrëmjes në ambientet e qendrës tregtare dhe janë shprehur se 30 vjeçari sapo ka konstatuar flakët, ka shkuar në katin nëntokë të magazinës dhe ka evakuuar të gjithë punonjësit.
Por, pas disa minutash, punonjësit kanë konstatuar se Arjan Sala nuk kishte dalë vetë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në magazinën ku shpërthyen flakët dhe pas disa orësh i kanë vënë në kontroll. Afro 6 mjete zjarrfikëse të Tiranës kanë shkuar te “Casa Italia” menjëherë sapo kanë marrë njoftim.
Përvarësisht kontrolleve, deri tani familjarët e 30 vjeçarit Arjan Sala presin me ankth lajm për njeriun e tyre. “Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, njoftoi dje policia.
(NewsBomb)