ATSH/  Vitet e fundit rritja e shërbimeve online u kurseu qytetarëve 472 vite pritje në radha në sportelet e zyrave të shtetit dhe rreth 4 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa aplikime për shërbime ka patur në platformën e-Albania 1.1 milion apo 7.7 milionë.

Kryeministri Rama thekson se ” 7.7 milionë aplikime për shërbime dhe 10 milionë dokumente të gjeneruara me vulë elektronike janë kryer sot nga vetëm 51 mijë në 2013″.

Përmes e-Albania, qytetarët mund të marrin çdo dokument që nga certifikata personale, shërbimet e shëndetit, vërtetimet gjyqësore, hapje  biznesi dhe deri të pagesat e faturave.