Shitja u bë në një ankand të organizuar në rajonin japonez Kanazawa, në fillim të sezonit të vjeljeve të një lloji rrushit shumë të vlerësuar.
Pronari tajvanez i dyqaneve të shitjeve me pakicë, Hsieh Ming-ta, bleu bistakun e parë të sezonit për një rekord prej 1,4 milion jenësh.
”Unë dua ta prezantoj këtë lloj rrushi në Tajvan. Mund të duken si shumë para’, por nuk është kështu nëse merr parasysh të gjithë përpjekjen dhe mundin që bëjnë fermerët në fusha”, tha Ming-ta.
Agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo raporton se një total prej 253 bistakësh u shitën në vjeljen e parë.
Kultivuesit e rrushit në Japoni janë të kënaqur me rendimentin, por edhe me shijen e rrushit, i cili është jashtëzakonisht i ëmbël për shkak të motit me diell para vjeljes.
Lloji i rrushit “Ruby Roman” karakterizohet nga një shkallë e ulët e pranisë së acidit dhe një përqendrim i lartë i sheqerit, kurse për herë të parë në tregjet e Japonisë u shfaq në gusht 2008./ /os/