Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në në lagjen “Gurra” të Lezhës duke transportuar rreth 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Droga ishte e ndarë në 12 pako gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Elton Qarku, banues në Ungrej, të Lezhës u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Gurra”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.tch