15 milionë ekstra nga projekt-buxheti i vitit 2026 do të shkojnë për pacientët e Onkologjikut. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një video-mesazh në ‘Facebook’.
“Si fundjavë, mu duk e udhës të ndaj mej u projektin buxhetin 2026 me mbi 1 mld eurot për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, afro 4% e PBB. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut.
Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influnete në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do udhëheqë projektim kombëtar të ngritjes së institut kombëtar të tumoreve për Shqipërinë 2030, që do i bashkohet rrjet ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin”, tha Rama.
Top Channel


























