Kjo ditë i kushtohet ndërgjegjësimit mbi përdorimin e drejtë të antibiotikëve dhe rrezikun që vjen nga përdorimi i tyre i gabuar. Rezistenca ndaj antibiotikëve po kthehet në një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik në mbarë botën.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve, marrja e tyre pa recetë mjeku apo ndërprerja e trajtimit pa përfunduar dozat e rekomanduara, po rrisin ndjeshëm numrin e infeksioneve që nuk reagojnë më ndaj mjekimeve të zakonshme.

➡️ Qytetarët, profesionistët e shëndetit dhe institucionet kanë të gjithë një rol kyç: *vetëm përdorimi i kujdesshëm dhe i kontrolluar i antibiotikëve* mund të ndalojë përhapjen e rezistencës mikrobiale.

💊 Antibiotikët nuk kurojnë virozat dhe gripin – ato duhen përdorur vetëm kur janë të nevojshëm dhe të përshkruar nga mjeku.