2000 oferta pune po shpalosen në panairin e punës dhe aftësive në pallatin e Kongreseve nga Agjencia Kombëtare e Punësimit.

Vende të lira pune gjen që te fusha e teknologjisë, ndërtimit, kontabilitetit, agjencitë imobilare e deri te zanatet që nuk kërkojnë diplomë universitare, si punonjës estetikë apo punonjës të hoteleri turizmit. Dhjetëra sipërmarrës janë bashkuar për të tërhequr punëkërkuesit me paga konkurruese.

“Në këtë panair marrin pjesë 80 biznese me 2000 vende të lira pune. Mesatarja e pagave që sot ofrohen është mbi 1000 euro. Kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo të ri edhe punëkërkues për tu njohur me ofertat e punës që janë të larmishme. Profesionet më të kërkuara janë në sektorin e shërbimit, prej rritjes së turizmit”, tha Klevis Hysa- drejtues i AKPA

Veç ofertave të punësimit nga biznese lokale dhe ndërkombëtare, po prezantohen edhe mundësitë e formimit profesional nga shkollat publike, që ndër vite ka interes të shtuar nga të rinjtë, si në programe hidraulike, mekanike apo të IT.

“Po ecim drejt objektivit të programit qeverisës që është 1 në 3 në arsimin e mesëm të jetë i regjistruar në arsimin profesional dhe vitin e shkuar arritëm nivelin më të lartë, 19% të totalit që janë rreth 16 mijë nxënës”.

Të papunët mund të regjistrohen edhe në e-Albania si punëkërkues dhe të shohin vendet e lira në portalin e punësimit puna.gov.al, ose për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç që duan të integrohen brenda katër muajve në tregun e punës të aplikojnë në programin e garancisë rinore.

Top Channel