Ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike në Elbasan po vijojnë intensivisht punën për pastrimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe shkarkuesve rrugorë përgjatë unazës jugore të qytetit.

 

Sipas të dhënave, deri më tani janë pastruar 210 shkarkues rrugë, ndërsa janë larguar mbi 35 m³ mbetje inerte. Ky proces është mjaft i rëndësishëm për të parandaluar përmbytjet që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura të vjeshtës.

 

Bashkia Elbasan thekson se pastrimi i përditshëm i infrastrukturës rrugore dhe kanalizuese është një investim për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Edlira Xherri