Lufta Ukrainë-Rusi ka hyrë në javën e katërt, ndërsa bombardimet rreth qyteteve ukrainase vijojnë pa shenja paqeje. Edhe këtë mëngjes, forcat ruse goditën një tjetër pallat të banuar. Por sipas Mbretërisë së Bashkuar, pushtimi i Rusisë po ngec në të gjitha frontet.
09:12 OKB: Më shumë se 3 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina
Sipas vlerësimeve të OKB-së , më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Shumica kanë kërkuar strehim në Poloninë fqinje, duke mbërritur në kufi me tren ose autobus.
08:56 Ministri polak dënon Putinin si ‘kriminel lufte’
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, tha se bombardimi i teatrit në Mariupol është një tjetër shenjë se forcat e Vladimir Putin po përdorin taktika më brutale. Przydacz tha për BBC se pajtohet me karakterizimin e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus si “kriminel lufte”.
08:53 Putin i cilëson “tradhtarë kombëtarë” rusët që janë pro Perëndimit
Presidenti rus Vladimir Putin i cilësoi “tradhtar kombëtarë” të gjithë rusët që janë pro Perëndimit. “Perëndimi do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë, tek ata që fitojnë para këtu me ne, por jetojnë atje. Dhe kur them ‘jetojnë atje’, nuk e kam për kuptimin gjeografik të fjalës, por sipas mendimeve të tyre, ndërgjegjes së tyre skllavërore”, tha Putin.tch



























