TIRANË, 26 qershor/ATSH/ – “Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë”, është shprehur sot kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
“Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë – të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne urojmë më të mirën për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës”, ka theksuar Soreca.
“Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj – dhe BE-në në krah”, ka shtuar Soreca.
“Shqipëria – ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i mediave”, ka përfunduar ambasadori i BE-së.
ATSH