Partia Socialiste shënon sot 32 vjetorin e themelimit.

Me fitoren masive që korrën në zgjedhjet 14 Majit, për socialistët 12 Qershori është padyshim një ditë feste dhe kjo shprehet më së miri edhe nga kreu i kësaj force politike.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama zgjodhi të publikonte flamurin kuqezi, për të uruar ditëlindjen e kësaj force politike dhe falenderuar zgjedhësit për mbështetjen. Me një flamur që valëvitet në qiell, shkruan kreu i qeverisë, PS është e vetmja forcë politike që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar.

Rama nuk heziton të ritheksojë se PS votohet sot më tepër nga gratë se nga burrat.
Tch