Boris Johnson sërish baba

LONDËR, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja Carrie njoftuan lindjen në një spital të Londrës, të fëmijës së tyre të dytë.

”Fëmija e sapolindur është vajzë”, njoftoi kryeministri Johnson.

“Nëna dhe fëmija e sapolindur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, deklaruan burime pranë maternitetit.

”Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS-së për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, thuhet në deklaratë./   /os/