5511 punonjës policie do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në vendin tonë në 14 maj, ditën e zgjedhjeve vendore.
Policia e Shtetit njofton masat e marra për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe të numërimit në 5211 qendra votimi, 92 KZAZ dhe 92 VNV.
ADVERTISING
57 objekte të rëndësishme në këtë provës do të merren në mbrojtje, me angazhimin e 192 punonjësve të policisë nga forcat “Komando”.
zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë. Nisur nga këto arritje, sfida e Policisë së Shtetit mbetet ruajtja e këtyre standardeve edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, si dhe rritja në një shkallë më të lartë e tyre, me qëllim që qytetarët të përmbushin të lirë dhe të sigurtë detyrimet që kanë në kuadër të këtij procesi zgjedhor.procesi zgjedhor.
Policia e Shtetit e filloi punën përgatitore, për hartimin dhe planifikimin e masave dhe të detyrimeve në kuadër të këtij procesi, që në muajin shkurt 2023, punë e cila konsistoi paraprakisht në hartimin e detyrave në Programin e Punës, hartimin e planeve të masave, si dhe të akteve të tjera, përmes të cilave do të përmbushen plotësisht detyrat funksionale të punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë procesit zgjedhor.
Për të plotësuar kuadrin normativ të këtij procesi, gjatë muajit shkurt 2023 dhe në vijim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nxorri një sërë urdhrash, për përcaktimin e pikave të kontaktit, me qëllim raportimin e të gjitha veprimtarive me karakter publik ku përfshiheshin punonjës të Policisë së Shtetit.
Për raportimin e veprimtarive me karakter publik, të strukturave të Policisë së Shtetit, është përcaktuar Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Për bashkëpunimin me KQZ-në, pikë kontakti është Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik.
Për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, pika kontakti janë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që në muajin shkurt, u ngrit grupi i punës për monitorimin e angazhimit të punonjësve civilë, gjatë procesit zgjedhor.
Në vijim, u hartuan, u miratuan dhe u zbatuan urdhrat për planifikimin dhe organizimin e trajnimeve për punonjësit e Policisë, në strukturat e ngarkuara me përgjegjësi për këtë proces. Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor.
Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.
Top Channel


























