60 VITE KRENARI NĂ EDUKIMIN E BREZAVE
Shkolla “Jorgji Dilo” ka kremtuar 60 vjetorin e saj ne nje ceremoni ku morĂ«n pjesĂ« zyrtarĂ«, figura tĂ« shquara tĂ« arsimit ndĂ«r vite, nxĂ«nĂ«s e ish nxĂ«nĂ«s pĂ«r tĂ« kujtuar momentet historike nĂ«pĂ«r tĂ« cilat ka kaluar rrugĂ«timi i kĂ«saj shkolle, por mbi tĂ« gjitha pĂ«r tĂ« festuar arritjet e saj nĂ« misionin aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« edukimit tĂ« brezave.
Në këtë datë të shënuar sot çdo elbasanas është ndjerë pak jorgjidilas pasi çdo kush e gjen një lidhje me shkollën e cila ka nxjerrë breza të tërë profesionistëh të cilërt kontribuojnë në fusha të ndryshme.
Ky përvjetor i 60 shkollën Jorgji Dilo e ka gjetur me një infrastrukturë tërësisht të transformuar, me kushte moderne dhe një godinë e cila i bën nder qytetit të arsimit.
Ish nxĂ«nĂ«s, ish mĂ«sues dhe dashamirĂ«s tĂ« arsimit pĂ«rshĂ«ndetĂ«n pĂ«rvjetorin e shkollĂ«s “Jorgji Dilo” duke ndarĂ« kujtimet e tyre qĂ« lidhen me edukimin mbi gjysĂ«m shekulli tĂ« kĂ«saj shkolle.
60 vite janë rrugëtimi i dhjetëra e dhjetëra brezave të cilët sot janë mirënjohës për dijet, kulturën dhe brumosjen e tyre pikërisht në bankat e kësaj shkolle.
Emri i shkollës Jorgji Dilo qëndron me krenari mes emrave të shumë shkollave në Elbasan që edusimin e brezave e kanë pasur dhe e kanë misionin e tyre të shenjtë. Në këtë përvjetor nxënës e mësues kishin përgatitur një koncert të bukur festiv.



























