“Springer Verlag”, ku bën pjesë gazeta Bild i bën të ditur redaktorëve se detyra të tyre do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.
Po sinjalizojnë chatbot-et fundin e përmbajtjeve mediale të realizuara nga njeriu?
Shtëpia më e madhe e Europës, Axel Springer dëshiron që të zëvendësojë një seri detyrash redaksionale përmes inteligjencës artificiale, IA. Në një E-mail më 19 qershor që u dërgua tek gazetarët, Springer bëri të ditur, se duhet “për fat të keq të ndahemi nga kolegë, që kanë detyra që në botën digjitale do të zëvendësohen nga IA dhe/ose procese. fjala është për drejtues redaksish, gazetarë, korrektorë, sekretare dhe redaktorë të fotove.
Shumë gazetarë shpresojnë që tek përdoruesit të vijë një moment të ngopen më histori që i kanë trilluar kompjuterët. Dhe në vend të kësaj të dëgjojnë raportime, të shikojnë dhe lexojnë atë që rrëfejnë vetë njerëzit. Por edhe nëse kjo ndodh, mijëra redaktorë do ta kenë humbur punën e tyre. /DW
Top Channel


























