Moti i keq në 24 orët e fundit, i shoqëruar me me stuhi dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme në linjën elektrike disa zona të qarkut Elbasan.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se pa energji ka mbetur qyteti i Peqinit, Njësia Administrative Labinot Mal dhe Funare, në Bashkia Elbasan, Njësia Administrative Shales e Mollas në Bashkia Cerrik, Njësia Administrative Orenje e Stebleve në Bashknë Librazhd dhe Njësia Administratobe Porocan në bashkia Gramsh.
Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike, nga ekipet e OSHE-së.
Ndërkohë për shkak të intensitetit të lartë reshjeve akset rrugore Elbasan-Qafë Thane, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve kane pasur renie inertesh e guresh.
Disa akse rurale te bashkise Librazhd dhe te bashkise Gramsh e Cerrik kane pasur inerte dhe depertim te ujerave ne rruge.
Ekipet e emergjëncave bëjnë me dije gjithashti se prurjet e lumenjve e perrenjve jane ne nivel mesatar.
Edlira Xherri



























