Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani.
Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Në këtë artikull do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.
Vaji i Arrës së Kokosit
Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje. Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.
Vitamina E
Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje. Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë. Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje. Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.



























