“Politika si ide”, libri i cili sjell një perceptim mbi politikën si vizion i së ardhmes i politikanes Valentina Leskaj është promovuar në bibliotekën publike ” Qemal Baholli në Elbasan.

Në  këtë promovim morën pjesë deputetia Evis Kushi, drejtoresha e bibliotekës Manjola Hatellari, artëdashës të librit.

Ky takim u bë në formë bashkëbisedimi, ku znj. Leskaj zbuloi disa nga personalitetet femra që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, si dhe eksperiencën e saj personale politike.

 

Libri është një refleksion e analizë mbi disa nga çështjet me të cilat përballet shoqëria jonë, po jo vetëm. Janë çështje që lidhen me tranzicionin dhe mënyrën e funksionimit të politikës, me pjekurinë demokratike të shoqërisë, me kulturën e dialogut politik, zhvillimet demografike etj. Përveçse një analize si i shoh këto çështje, libri ka dhe një dimension krahasues me eksperienca e modele të vendeve të tjera që kam patur fatin ti njoh edhe për shkak aktivitetit ndërkombëtar. E sjell këtë eksperiencë jo thjesht si kronikë udhëtimesh, po si një nevojë për reflektim në sjelljet e politikës tonë, që në disa raste ka mbajtur peng edhe proceset integruese të vendit, për interesa të ngushta të politikës së ditës”, tha Valentina Leskaj në fjalën e saj.

Edhe deputetia Kushi dhe pjesmarrësit e tjerë teksa vlerësuan këtë promovim, theksuan se libra të tillë janë të vlefshëm për të gjithë.

Edlira Xherri Elbasaninews.al