Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka pritur në një takim anëtarët e Shoqatës “Elbasani” në Greqi, ku edhe kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat të cilat duket se fale bashkëpunimit të vazhdueshëm kanë sjellë rezultate konkrete.

Kreu i bashkisë Z.Llatja thekson se sukses i ketyre bashkëpunimeve është hapja e dy klasave në gjuhën shqipe “Kostandin Kristoforidhi” në Universitetin “New York” të Athinës.

 

“Një sukses i përbashkët në shërbim të diasporës dhe trashëgimisë sonë kulturore”, shprehet kreu i bashkisë Llatja.

Ndërsa përfaqesuesit e shoqatës ” Elbasani” shprehën falenderimer për mikpritjen, kontributin duke thenë se janë të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.

 

Ky takim ishte një rast i rëndësishëm për të rishikuar dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm dhe mundësitë për të përmirësuar situatën në shërbim të diasporës dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Edlira Xherri Elbasanimews.al