ATSH/ Rreth 100 vite më parë u zbulua vendburimi i Kuçovës dhe sot shënohet 61-vjetori i krijimit të Ndërmarrjes së Shpim-Kërkimit në Kuçovë.

Falë punës së naftëtarëve të asaj kohe janë zbuluar dhe vendosur në funksion 464 puse, si edhe vendburimet Cakran, Divjakë e Ballaj.

Qendra e Prodhimit të Naftës (QPN) në Kuçovë ndodhet në ish-godinën e kësaj ndërmarrjeje. Drejtuesi i QPN Kuçovë, Vladimir Marku, si një ish-pjesëtar i ekipit të Ndërmarrjes së Shpim Kërkimit në Kuçovë gjatë viteve ’80, tregon angazhimin maksimal që ekipi i tij aktual ka treguar për mbylljen e dokumentacionit për statusin e naftëtarit.

Vlerësimet e rezervave të provuara të naftës deri më sot janë 437 645 143 tonë nga të cilat në depozitimet ranore 338 696 109 tonë dhe në depozitimet gëlqerore 98 949 034 tonë.

Nafta e nxjerrë deri më 01.01.2018 llogaritet 61 363 064.2 tonë. Nga depozitimet ranore llogaritet 32 697 101 tonë, ndërsa nga depozitimet gëlqerore llogaritet 28 665 963.2 tonë.

Nafta e prodhuar nga vendburimet në Shqipëri është përgjithësisht e rëndë, duke patur një densitet 8 – 38 0 API. Numri total i puseve në inventar është rreth 3130, prej të cilëve rreth 1880 janë aktiv për naftë, gaz, etj., dhe rreth 1275 puse jane në prodhim për naftë. Thellësia e puseve varion 400 – 3500 m.

/a.gjonaj/j.p/