Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Azilantëve, aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga raporti si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje.
Për 9-mujorin, thuhet ne raport, aplikimet për azil arritën gjithsej në gati 5 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë rënë me 72%, për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit, çka ka bërë që shtetet e Bashkimit Evropian të kufizojnë hyrjet e shtetasve jo të BE-së.
Ndonëse në rënie në raport me vitin e kaluar, aplikimet për azil nga shqiptarët vijojnë të mbeten më të lartat në rajon dhe ne raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë
Top Channel



























