Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Në mesazhin e saj në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka është shprehur se kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite.

Postimi i plotë

‘’Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!’’